¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯

R E P U B L I K A   E   S H Q I P Ë R I S Ë

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KORCE

ZYRA VENDORE ARSIMORE LIBRAZHD

 

NJOFTIM

 

Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:

 

 Ka të drejtë të zhvillojë praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Mbeshtetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar,si dhe referuar shkresës së MASR me Nr .5245 prot datë 22.08.2023 “Për zhvillimin e praktikes profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesitpër vitin mësimor 2023-2024”.

 

Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2024-2025 do bëhet në portalin e-albania

 

Afati i aplikimit në portalin eAlbania është nga data 02.09.2024-06.09.2024.